Rekord historik nga ekipet e Premier League në Europë

Tre ditë historike nga skuadrat angleze ku përfunduan me shtatë fitore ndeshjen e gjashtë të grupeve europiane.

Java nisi me Tottenhamin që fitoi ndaj Marsejës, ndërsa në të njëjtën natë Liverpool mundi Napolin.

Të mërkurën ishte radha e Chelsea dhe Manchester City për të marrë tre pikët duke mundur përkatësisht Dinamo Zagreb dhe Sevilla. Të enjten kjo u kompletua me Arsenalin duke mposhtur Zurich në Londër dhe United duke mposhtur Sociedad.

Nata u mbyll me një dopietë të West Hamit në Bukuresht ndaj Steaua.

Rezultatet e skuadrave angleze:

Marseille – Tottenham 1-2
Liverpool – Napoli 2-0
Chelsea – Dinamo Zagreb 2-1
Manchester City – Sevilla 3-1
Arsenal – Cyrih 1-0
Real Sociedad – Manchester United 0-1
Steaua Bukuresht – West Ham 0-3. /G.D albeu.com/