Përmirësohet ndjeshëm situata e Covid-19 në Maqedoni, ky është bilanci në 24 orët e fundit

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 318 raste të reja Covid-19, nga 2.358 testimeve të bëra.

Janë shëruar 468 pacientë ndërsa kanë vdekur 7 pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im” janë regjistruar gjithashtu 6 persona të vdekur në periudhën prej datës 11.02. deri me 05.03.2022.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (318), janë regjistruar 43 riinfektime.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 300.714, numri i të shëruarve është 289.532, numri i të vdekurve është 9.117 dhe numri i rasteve aktive është 2.065.


Shtuar 10.03.2022 16:09