Bleu një shtëpizë lëvizëse dhe arriti ta shëndërrojë atë në një super shtëpizë luksoze (FOTO LAJM)

Një vajzë të re nga Richmond i Tasmanisë, arriti të bëhet me shtëpi dhe vetëm për 6 mijë dollarë pasi ajo arriti të blejë një makinë shtëpizë lëvizëse.

Maggie Butler, ishte studente dhe punonte me orar të shkurtuar, dhe ishte rikthyer vitin e kaluar në vendlindjen e vet në Tasmani, pasi kishte studiuar në Bregun e Artë.

Prindërit i kishin ofruar të jetojë me ata, por 24-vjeçarja dëshironte që të kishte më shumë hapësirë dhe privatësi. Dhe kështu ajo filloi të kërkojë kamp shtëpiza dhe zgjidhje të ngjashme.

“Pas shumë hulumtimeve që i bëra në internet, arrita të gjejë një kamp shtëpizë të gjatë vetëm 7 metra e gjysmë të cilën e bleva për 2 mijë dollarë”, ka thënë ajo.

Por kjo kamp shtëpizë nuk kishte asgjë tjetër përveç mureve, dritareve dhe disa telave të rrymës, shumica prej të cilëve duhej të riparoheshin apo të ndërroheshin tërësisht.

Por Butler më pas iu përvish punës duke e transformuar këtë kamp shtëpizë të thatë në një shtëpi luksoze me kuzhinë, tualet, dhomë të pritjes dhe natyrisht atë të gjumit./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2016, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori