Bleu fustanin e ri luksoz, vajza tmerrohet nga ajo që gjen brenda
Cailey Fiesel, e cila jeton në Manhattan bleu në dyqan një fustan të zi për 40 dollarë. Disa javë me vonë ajo e veshi atë për herë të parë në punë. Ishte pikërisht ky momenti kur ndjeu një erë të rëndë.

“Pavarësisht se lëviza nga tavolina dhe eca nëpër zyrë, era nuk ikte”, tha ajo para gjykatës ku bëri edhe padinë ndaj markës së veshjeve ku kishte blerë fustanin.

“Ndjeva diçka që më bezdiste në këmbë dhe mendova se mos ishte faji i qepjes së fustanit, por kur e preka ndjeva që kishte diçka brenda. Ngjante si një prej sensorëve të rrobave. Vendosa ta hapja dhe ishte pikërisht ky momenti kur zbulova që brenda fustanit ishte i qepur një mi i ngordhur”, tha 24 – vjeçarja për New York Post.

Sigurisht e reja paditi firmën, ndërsa kjo e fundit në një reagim tha se e kishte marrë këtë rast me shumë seriozitet dhe se do të bënte gjithçka për të zbuluar sesi kishte përfunduar një mi i ngordhur në fustan.
Shtuar më 11/01/2019, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori