Blenë divan të lirë, por pastaj u ndryshoi jeta
Reese, Cally dhe Lara shokë dhome u detyruan të blinin një divan të përdorur, pasi nuk kishin buxhet të mjaftueshëm për të blerë një të ri.

Por, për fatin e tyre, divani me tre hapësira që e blenë për vetëm 15 euro, kishte brenda tij 36 mijë dollarë.

Ata e bënë zbulimin e “thesarit” pasi vunë re se mobilja nuk ishte dhe aq e rehatshme. Papritmas të rinjtë filluan të vërenin disa maja dhe vendosën ta hapnin për të parë çfarë kishte brenda.

Si përfundim, ata e kuptuan se tashmë mund të blinin dhe një divan të ri po të donin, pasi brenda të vjetrit gjendeshin qindra zarfe të mbyllura me 100 $ , shumë kjo që përfundoi në 36 000 euro për të gjithë zarfet.

Divani i përkiste një gruaje të moshuar, e cila kishte gjithë jetën që ruante para. Por, bijtë e saj që nuk e dinin për “kasafortën” vendosën ta shisnin mobilien e vjetër për të blerë një të re.

Shtuar më 03/07/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori