Rama mbledh nesër Kyesinë, vendimet që priten të merren

Në një kohë kur kundërshtarët e tyre politikë janë në një garë të ethme për gjetjen e kryetarit legjitim, që ta dojë baza, por ta ketë mirë edhe me amerikanët, socialistët nuk humbin kohë në organizimin e tyre.

Gjatë ditës së nesërme pritet që të mblidhet kryesia e PS, ku do të vendoset dhe data e mbajtjes së Asamblesë Kombëtare.

Mësohet se në mbledhje do të diskutohen edhe vendimet e marra në Kongresin e disa javëve më parë.

Një prej detyrave të lëna është ajo për procesin e brendshëm zgjedhor që duhet të përfundoj  brenda muajit qershor, duke bërë që socialistët të mobilizojnë bazën për zgjedhjet lokale që janë në prag.


Shtuar 26.04.2022 13:05