Biznesmeni blen makinën e shtrenjtë me monedhat e kursyera
Një biznesmen këmbënguli që ta bënte pagesën e parë të makinës së tij me monedha.

Punonjësit në një dyqan makinash në Kinë shpenzuan orë të tëra duke numëruar kutitë me monedha, që në total ishin rreth 8 mijë paund.

Sipas “DailyMail”, klienti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur bleu një makinë BMW me vlerë rreth 45 mijë paund më 18 Dhjetor.

Menaxheri i shitjeve në dyqanin e BMW në Putian, në provincën Fujian, tha se klienti merrej me biznes dhe insistoi që ta bënte pagesën e parë me monedha.

Ai shpjegoi se klienti i kishte kursyer ato për vite me radhë. Në pamjet e përcjella nga mediat ndërkombëtare mund të shihen një grup punonjësish të cilët qëndrojnë të ulur në dyqan duke numëruar për orë të tëra monedhat në dysheme. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2019, ora 22:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori