Binjakët zbulojnë tradhtinë e nënës
Babai pa dy binjakët e mrekullueshëm, por nuk ishte i bindur. Njëri nga të dy nuk kishte asnjë ngjashmëri me të.

Ky dyshim i arsyeshëm u mbyll me një test të ADN-së vërtet shkatërrues, pasi rezultatet treguan se vetëm njëri nga binjakët ishte i tij.

Rasti, i përshkruar si një në një milionë në Kinë, jo vetëm pse doli në pah tradhtia e nënës, por edhe për faktin e shtatzanisë binjake me dy baballarë të ndryshëm.

Sipas raportit të “Strait Herald”, babai kishte kërkuar të bënte testin gjenetik, pasi binjakët nuk ngjanin aspak me njëri- tjetrin, ndaj kishte nisur të dyshonte tek gruaja e tij.

Rasti u bë publik kur nëna u detyrua të kërkonte një rezultat te testit të AND-së për të regjistruar binjakët në Xiamen, Kinë. Kështu doli e vërteta në dritë: njëri nga binjakët është i biri i bashkëshortit dhe tjetri fryt i një lidhje jashtëmartesore, raporton Ora News.

Pas testit të ADN-së, u hap një proces gjyqësor.

Çifti u nda’ sepse gruaja akuzoi bashkëshortin për manipulim të rezultatit, megjithëse pranoi lidhjen jashtëmartesore.

Përballë të vërtetës tronditëse, babai i njërit prej binjakëve, sipas të përditshmes ‘The Sun’, deklaroi se ishte i gatshëm të merrte nën përgjegjësinë e tij vetëm për njërin nga fëmijët.

“Sigurisht dua ende birin tim, por nuk jam i gatshëm të rris atë të dikujt tjetër,” ka thënë ai.

Përsa i përket shtatzanisë së çuditshme, mjekët nënvizuan se bëhet fjalë për një rast “superfekondimi eteropatern”, që verifikohet kur dy ose më shumë vezë të lëshuara nga i njëjti cikël, fekondohen nga prindër të ndryshëm.

Duhet thënë se për këtë, gruaja duhet të ketë patur marrëdhënie me të dy burrat brenda dy ditësh maksimumi.
Shtuar më 05/04/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori