Bima e Akilit, bima e mrekullive që shëron sëmundjet
Pëlqej
Ajo është konsideruar si lulja e mrekul;lisë për shkak të vlerave kurative që ka.

Lulja e Akilit mund të shërojë shumë sëmundje, që nga to nervore deri tek ato kardivaskulare apo variçet në lëkurë.

Lulja e Akilit (apo bari mijëfletësh ose barnozela) gjendet kudo nëpër vendin tonë.

Ajo është e njohur në Evropë që prej 5000 vjetësh, në Azi e deri në Lindjen e Largët.

Emri i bimës “Akili” vjen nga heroi i mitologjisë greke Akili, sepse plagët e luftës ushtarët e AKilit i hsëronin me këtë lule shkruan Albeu.com .

Recetat me bimën e Akilit kanë një efekt qetësues mbi sistemin nervor qëndror dhe përdoret ehd epër sëmundjet e shkaktuara nga stresi, si depresioni apo histeria.

Recetë për qetësim nga stresi: 3 lugë gjelle kamomil ose mente dhe 3 lugë gjelle nga bima e Akilit dhe kopër, hidhen në 1 litër ujë valë, pas 20-30 minutash, lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës, këtu shtohet lëngu i limonit dhe lëngu i përftuar pihet përgjatë ditës.

Gjithsesi është e këshillueshme që kurrë të mos konsumoni diçka pa u konsultuar me mjekun sepse nuk i dihet çfarë efekti mund të ketë në organizmin tuaj. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori