Bill Gates, njeriu i parë në botë që mund të bëhet trilioner
Bill Gates është tashmë njeriu më i pasur në botë, por në krahasim me pasurinë që do të ketë pas 25 vitesh, aktualja është “thërrime”.

Bashkëthemeluesi i Microsoft, sipas Forbes ka një pasuri me vlerë prej gati 85 miliardë dollarë.

Sipas llogaritjeve, nëse Gates vazhdon të vlerësojë normat e kthimit, kur ai të mbush 86 vjeç, pasuria e tij do të ketë kapur shifrën e një trilion dollarëve.

Miliarderi që prej vitit 2009 është duke shijuar normën mesatare të kthimit prej 11%, thuhet në raportin e grupit të kërkimit të pasurive, i cili publikoi edhe lajmin mahnitës të tetë njerëzve më të pasur në botë që kanë para sa gjysma e popullsisë.

Nëse investimet e Gates rriten në nivelet e ditëve të sotme, me shumë mundësi, ai ose ndonjë prej miliarderëve të tjerë, mund të jenë njerëzit e parë në botë që do të titullohen trilionerë.

Përfshirë këtu edhe miliardat që Bill Gates jep për bamirësi
Shtuar më 01/02/2017, ora 23:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori