Bie interneti në të gjithë botën
Amazon ka treguar në një deklaratë se shërbimi i saj “cloud” është prekur nga një dështim i pjesshëm në platformën për hosting, duke prekur një numër të madh të shërbimeve në internet dhe shumë media.

“Ne jemi duke punuar për të rregulluar këtë problemAmazon S3 në SHBA-në lindore”, ka thënë Amazon për shërbimin e saj për ueb faqe.
Slack, Trello, Splitwose dhe Medium janë disa ka shërbimet e internetit më të famshme që janë prekur.

Besohet se një nga qendrat e të dhënave më të mëdha të saj në Virginian veriore është përgjegjëse për këtë problem, i cili ka prekur të gjithë nga Expedia e deri te shërbimet e sigurisë së SHBA e te komisionet e këmbimit.

“Disa artikuj tanë janë publikuar pa foto për shkak se sistemi ynë i fotografive është në Amazon” , ka thënë kryeredaktori i ueb faqes teknologjike, The Verge, transmeton koha.net.

“Kjo është një ndërprerje goxha e madhe” ka thënë Dave Bartoletti, që është një analistë i cloud në Forrester, për USA Today.
“AWS nuk është se ka shumë ndërprerje, por kur ajo ndodh, bëhet shumë problem i madh.

Njerëzit ende janë duke folur për ndërprerjen e shtatorit të 2015-ës, e cila zgjati 5 orë.

Aty ka të dhëna rreth 3 apo 4 trilionë të ruajtura ”, ka shtuar ai.
Amazon është lider në shërbimin “cloud”, pasi kanë mbi 40 për qind të tregut botërorë, sipas një raporti të fundit./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori