Besonte se kishte vrarë gruan dhe vajzën, burri rri i fshehur 24 vite në pyll
Një ngjarje e denjë për filmat ka ndodhur në Rusi, ngjarje e cila është zbuluar në mënyrë rastësore.

24 vjet më parë, në gjendje të dehur, Nikolai Gromov është përfshirë në një zënkë fizike me bashkëshorten e tij, Lyubov dhe vajzën e tyre 6-vjeçare Elena.

Pasi efekti i pijes i kishte dalë, Nikolai ishte kthyer në shtëpi por nuk kishte gjetur njeri duke menduar kështu se kishte vrarë gruan dhe vajzën, të cilat në të vërtetë ishin larguar përgjithmonë nga ajo shtëpi.

Nga frika ai ishte fshehur në pyll në zonën e quajtur Taga, ku ka ndenjur për 24 vite me radhë dhe nga ku nuk kishte ndërmend të dilte.

Por në qershor të 2019-tës, një plagë i është infektuar Nikolait në këmbë duke e detyruar të merrte ndihmë mjekësore.

Mjekët u detyruan t'ja prisnin këmbën dhe kur kuptuan se ai ishte endacak, ata alarmuan autoritetet që ta ndihmonin dhe t’i jepnin një pension.

Por kur u kuptua se kush ishte, ai u arrestua në bazë të një urdhër arresti të lëshuar në atë kohë për dhunën ndaj bashkëshortes dhe fëmijës.

Ish-bashkëshortja e tij nuk jetoi për të parë gjetjen e 72-vjeçarit, pasi kishte vdekur më herët gjatë këtij viti. Sa i përket vajzës, ajo jeton në Novokuznetsk dhe ka familjen e saj.
Ndërkohë Nikolai i ka thënë autoriteteve se tërë këto vite kishte besuar se e kishte vrarë gruan dhe vajzën. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori