Bëri transplant në fytyrë, shihni si duket pas tre vitesh (FOTO LAJM)

Një grua nga Polonia, e cila u shpërfytyrua nga një tumor gjigant në fytyrën e saj, tanimë ka zbuluar se si duket pas transplantit, në një konferencë për shtyp.

Joanna iu nënshtrua transplantit të dytë të bërë ndonjëherë në Poloni pas neurofibromatosis, një sindromë gjenetike që shkakton tumore të parrezikshme – por që nuk e lejonte atë të përtypej, të fliste apo të gëlltitej.

Tre vite pas operacionit, ajo duket në formë të mirë, vetëm me disa shenja në ballë e në qafë.

Dr.Adam Maciejeëski, i cili performoi ndërhyrjen e Joanna, shpenzoi 23 orë për transplantin kompleks të 80% të lëkurës së fytyrës së saj.

Falë tij, tanimë tumori nuk do të rritet prapë pasi lëkura në fytyrën e saj ka gjene të ndryshme.
Shtuar më 02/10/2017, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori