Bëri eksperiment duke pirë vetëm ujë dhe lëng, e pëson rëndë gruaja
Një grua nga Izraeli ka pësuar dëmtime serioze të trurit, pasi kishte konsumuar vetëm lëng të portokallit dhe ujë për 3 javë rresht, shkruan Livescience.

Gruaja, e cila ishte rreth të 40-ve ishte hospitalizuar javën e kaluar pas një krize, që e kishte pasur si pasojë e imbalances së kripës në gjak, gjendje kjo që i kishte shkaktuar një dëmtim të pakthyeshëm të trurit. Ende nuk dihet problemi kryesor që i shkaktoi këtë çrregullim, mirëpo pas ekzaminimeve mjekët vërejtën se 40- vjeçarja kishte zhvilluar hiponatremi- një gjendje ku sasia e natriumitgjak është shumë e ulët dhe shkaktohet nga përdorimi i tepërt i ujit.

Kur sasia e natriumitgjak është shumë e ulët, uji ka tendencë të lëviz brenda qelizave për të bërë balancin e mungesës së natriumit. Mirëpo kjo sasi e ujit mund të shkaktojë ‘djersitjen’ e qelizave. Kjo lloj ‘djersitje’ është problematike kur ndodhë në qelizat e trurit, për shkak se në disa raste ky proces mund të përfundojë me komë apo vdekje.

Edhe pse pirja e ujit është shumë e rëndësishme për përmirësimin e shëndetit, gjithsesi mjekët paralajmërojnë njerëzit të mos e teprojnë sepse sasia e tepërt e ujit mund të qojë në hiponatremi. Në këtë rast, zëvendësimi i konsumimit të ujit të tepërt me një aktivitet fizik mund të ndihmojë në parandalimin e këtij çrregullimi të trurit.
Shtuar më 03/04/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori