Bëni kujdes! Nëse keni këtë tip telefoni çdokush mund t’ua hapë
Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.

Kur u prezantua në fillim, Samsung e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”, pasi siguria ishte maksimale.

Por gjatë një prove që ka bërë një grua, ajo ka kuptuar se shenja e gishtit nuk është e sigurt. Ajo kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur.

Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.

Kompania reagoi menjëherë pas këtij skandali duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni, por edhe pas aplikacionit situata ishte e njëjtë.
Shtuar më 19/10/2019, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori