E FUNDIT/ Fluturojnë infektimet COVID-19 në Shqipëri, kaq raste u shënuan sot
Bën tatuazh emrin e së bijës 3-vjeçare dhe më pas e vret
Në SHBA ka ndodhur një ngjarje makabër që ka shokuar të gjithë. Një baba i quajtur Howard Jansen ka rrahur brutalisht vajzën e tij 3-vjeçare Olivia Ann Jansen dhe si pasojë ajo ka ngelur e vdekur në vend.

Babai i cili mbante tatuazh në ballë dhe emrin e vajzës, varrosi trupin e saj në pyll dhe më pas e shpalli të vdekur në polici, raporton Ora News.

Pas hetimeve, policia gjeti vajzën e pajtetë e cila kishte plagë të shumta në këmbë e fytyrë, ndërsa në kokë i rridhte gjak.

Policia ka arrestuar babain dhe gjykata e ka akuzuar për vrasje të shkallës së parë, ndërsa të dashurën e tij e arrestuan nën akuzën e dhunës psikologjike ndaj të miturve.
Shtuar më 02/08/2020, ora 22:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori