“Benzi” përplas këmbësoren në Tiranë, 55-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident është regjistruar në Tiranë në bulevardin “Zhab Dark”. Policia bën me dije se një mjet tip “Benz” me drejtues D. H., 32 vjeç ka përplasur rëndë një këmbësore.

“D. H., 32 vjeç, pasi në bulevardin ‘Zhan Dark”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. Sh., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 11:38