Italia kërkon 280 vite burg për “mbretin” e drogës Dritan Rexhepi dhe grupin e tij

Prokuroria italiane ka kërkuar 280 vite burg për anëtarët e grupit të Dritan Rexhepit.

Ndërkohë vetëm për Dritan Rexhepin, janë kërkuar 20 vite burg. Ata cilësohen si grupi që “përmbyti” Europën me drogë.

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Rexhepi është në kërkim nga të paktën 3 shtete (Shqipëri, Spanjë dhe Itali).  40-vjeçari nga Vlora është arratisur jo pak herë nga burgu, në vitin 2007, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 12:19