Bakshishi, ja sa duhet të lini në vendet evropiane
Pëlqej
Kur udhëton, ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo.

Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe pavarësisht se mund të jemi miq të edukuar mund të përfundojmë duke ofenduar dikë. Për t’i bërë gjërat pak më të lehta, uebsite-i britanik “PopSugar” ka bërë një përmbledhje të gjërave që duhet të dini për të gjitha vendet europiane.

Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.

Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohet. Bakshishet janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës).

Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t’i shpërblesh me ndonjë bakshish- mesatarja është 10% e faturës.

Republika Çeke: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.

Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në uebsite-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.

Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar.

Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë të kamerierit. Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.

Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë.

Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.

Itali: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.

Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.
Maqedoni: duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.

Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.

Holandë: tarifat e shërbimit do të iu ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë), kështu që nëse nuk lini bakshish do të jetë e pranuar.

Poloni: Në Poloni, shoferët e taksive presin që t’iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh: Faleminderit përkthehet “mund ta mbash kusurin”.

Portugali: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t’iu lësh 10% të faturës, dhe baret presin t’ju lësh disa euro.


Rumania: bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.

Serbi: lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t’ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.

Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.

Turqi: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshishfaturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakosen.

Shtuar më 07/10/2017, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori