Një ditëlindje në karantinë si e Victoria Beckham, gjen mënyrën ideale për të festuar (FOTO LAJM)

Edhe Victoria Beckham, si shumë të tjerë, ka festuar ditëlindjen e saj në kushtet e karantinës.

Ajo ka mbushur 46-vjeç, në rezidencën e saj në Cotsëolds, pranë njerëzve të dashur të familjes. Stilistja ka ndarë disa foto pranë David dhe vajzës, teksa fryn qirinjtë e tortës.

Victoria gjithashtu organizoi një ‘festë virtuale ’me shokun e saj DJ Fat Tony në Instagram.

Tony luajti këngët e saj të preferuara në mënyrë që fansat të mund të argëtoheshin së bashku me stilisten. Victoria është shprehur se kjo ishte një ditëlindje e çuditshme, por ndihet mirënjohëse që njerëzit e saj të dashur gëzojnë shëndet të plotë.


Shtuar 18.04.2020 14:42