Babai "kryqëzon" të birin se nuk bëri detyrat e shtëpisë
Një baba ka kryqëzuar djalin e tij 10-vjeçar pasi nuk bënte detyrat e shtëpisë që i kishte dhënë mësuesja.

Për t'i dhënë një mësim të mirë, babai nga qyteti kinez Chongqin, e ka kryqëzuar duke i lidhur duart në një skaletë plastike dhe e ka lënë për disa orë në mes të rrugës për ta "turpëruar" dhe për të vënë mend.

Por, komshinjtë e djaloshit janë shtesësuar nga kjo formë ndëshkimi dhe kanë lajmëruar policinë.

Nuk dihet nëse djali ka vënë mend për të bërë detyrat, por babai i tij rrezikon të dënohet me gjobë për këtë formë ndëshkimi. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 08:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori