"Babai i theu hundën nënës", detaje tronditëse nga jeta e Boris Johnson
Një libër që flet për jetën e kryeministrit britanik Boris Johnson ka zbuluar detaje tronditëse rreth familjes së tij. Babai Stanley goditi nënë e kryeministrit gjatë një incidenti të dhunshëm në familje dhe theu hundën e saj duke bërë që të ketë nevojë urgjente për trajtim mjekësor, thuhet në libër.

Zbulimi mahnitës është nga një varg informacionesh në The Gambler, një libër biografik i Boris Johnson nga autori i njohur hetues Tom Boëer.

Boëer përshkruan martesën e parë të Stanley, me Charlotte, si të dhunshme dhe aspak të lumtur, duke cituar gruan të thoshte: “Ai më theu hundën dhe më bëri të ndihem sikur e meritoja.”

Charlotte i tha autorit: “Unë dua që të thuhet e vërteta.” Ndërsa miqtë e familjes konfirmuan incidentin, theksuan se ishte i vetmi i këtij lloji.

Ata shtuan se ngjarja ndodhi vitet 1970 kur Charlotte vuante nga Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv dhe kishte shkaktuar ankth tek Stanley, i cili i theu hundën në nerva e sipër.
Shtuar më 04/10/2020, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori