Avioni privat më luksoz në botë (FOTO LAJM)

Mirë se vini në avionin më të madh dhe më luksoz në botë.
Tani ju dhe 39 miqtë tuaj më të afërt mund të udhëtoni në destiancionin tuaj dhe kjo do t’iu kushtojë vetëm 35.000 dollarë në orë.

“Boeing 787 Dreamliner” ka një vlerë 298 milionë dollarë dhe është ekspozuar në aeroportin e Londrës.

I njohur si “Apartamenti fluturues” është avioni ku të gjithë ne do të ëndërronim të udhëtonim dhe nëse do hyjmë brenda tij do e kuptojmë se përse është kaq shumë special.

Ai përmban një sallë argëtimi dhe studimi, hapësira të dedikuara për ngrënie, një dhomë gjumi, televizor, dhomë veshjeje dhe banjo të stilit të një hoteli i kompletuar me dush.

Gjithashtu është i pajisur me tavane të larta, dysheme dhe dyer prej druri të gdhendura, si edhe qilima të punuar me dorë.

Avioni është një Boeing 787 Dreamliner i rimodeluar. Ai fillimisht transportonte deri në 335 pasagjerë, Ndërsa tani është kthyer një avion privat që mban 40 pasagjerë.
Shtuar më 06/05/2017, ora 23:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori