Rama: Masat janë lehtësuar ndjeshëm, kur do të hapen kufijtë tokësorë

Kryeministri Edi Rama foli sot edhe në lidhje me hapjen e kufijve tokësorë.

“Masat janë lehtësuar ndjeshëm, do vazhdojnë të lehtësohen, brenda muajit, ne duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen, shpresoj që kjo të jetë e mundur. Kemi hequr detyrimin e karantinimit në hotel dhe secili karantinohet në shtëpi.

Mundësi e një vale të re nuk është e vogël. Nëse numrat do të fillojnë të kërcejnë, dhe do të mund të na fusnin në një kornizë që kërcënon sistemin shëndetësor do të na detyronte që të rimbyllemi dhe kjo është një gjë e rëndë për të gjithë.

Prandaj qytetarët të respektojnë rregullat, pasi mund të kalojmë situata edhe më të vështira nga sa kemi kaluara. Është një dileme shumë e madhe pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si? Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara, janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin.”- tha Rama.


Shtuar 12.05.2020 14:03