Autostrada nënujore dhe pushime në hapësirë, kështu do duket bota pas 50 vitesh (FOTO LAJM)

Autostradat nënujore, sportet dhe pushimet në hapësirë janë disa nga zbulimet e ardhshme të cilat do konsiderohen si të zakonshme pas 50 vitesh.

Parashikimet janë përpiluar nga një grup akademikësh dhe futuristësh, duke përfshirë presidentin e TechUK dhe bashkë-kryetarin e Institutit të Kodimit Jacqueline de Rojas, njëherësh edhe drejtor i inxhinierisë dhe arsimit në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, Dr Rhys Morgan dhe futurologu ushqimor Dr Morgaine Gaye.

Raporti është kërkuar nga Samsung për të shënuar hapjen e Samsung KX, ‘hapësirën e re të përvojës’ të firmës së teknologjisë dhe dyqanit me pakicë në King’s Cross, Londër.

E quajtur Samsung KX50: Ardhmëria në Fokus, projekti sugjeron që deri në vitin 2069 transporti do të jetë revolucionarizuar me sisteme transporti me tuba nënujorë në përdorim midis Britanisë së Madhe, Evropës kontinentale dhe rajoneve të tjera.

Taksitë dhe autobusët fluturues do të përdoren gjithashtu në zonat urbane për të reduktuar trafikun.
Shtuar më 01/09/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori