Automjeti godet adoleshentët që performonin në paradën amerikane, 11 të lënduar (VIDEO)
Të paktën 11 persona kanë mbetur të lënduar, kur një automjet fluturoi në mesin e bandës që po performonteparadën e qytetit në shteti amerikan të Alabamas.

Raportohet se tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa incidenti ndodhi teksa banda po performonte duke marshuar në paradën Mardi në Golf Shore, shkruan “Mirror”.

Adoleshentët ishte në rrugë, kur befasisht u përplasën nga pas nga një automjet, i cili ishte gjithashtu pjesë e paradës.

Dëshmitarët e rastit kanë deklaruar para gazetarëve se kanë dëgjuar britma, dhe kanë parë se si automjeti kishte fluturuar në drejtim të adoleshentëve. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 23:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori