Autoambulancës i prishen frenat, humbin jetën dy pacientët në Shkup
Dy pacientë nga Kriva Pallanka kanë ndërruar jetë në autoambulancën që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Shkupit.

Mësohet se autoambulancës nuk nuk i kanë funksionuar frenat.
Brenda mjetit gjendej një burrë 40-vjeçar në dhimbje dhe vetëm dy javë më parë i ishte nënshtruar një një transplanto veshke, si dhe një 80-vjeçar me simptomat e sëmundjes së frymëmarrjes.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Kriva Pallankë, ku pacientët janë dërguar në Kumanovë, përkatësisht në Shkup, e ka konfirmuar rastin, transmeton Telegrafi.

“Në spitalin e Kumanovës nga shqyrtimi i një mjeku ekspert ka konstatuar se njerëzit ishin në një gjendje të tillë që vështirë se dikush mund tu ndihmonte, menjëherë në dalje të Kumanovës njëri nga pacientët ka vdekur. Ekipi ka vazhduar me shpresë për të shpëtuar pacientin e dytë, por diku në rafineri nuk kanë punuar frenat e automjetit. Shoferi ka lëvizur ngadalë në pikën e pagesave të vendosur në Bunarxhik. Është kontaktuar me ekipin e Ndihmës së shpejtë nga Shkupi dhe Kumanova, por kur ka arritur ekipi nga Shkupi, ka konfirmuar vdekjen e pacientit të dytë”, thotë Josko Stefanovski, drejtor i Qendrës Shëndetësore-Kriva Pallankë.

Ministria e Brendshme ka thënë se rasti i tyre nuk është raportuar. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2017, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori