Newcastle sfidon Real Madrid për lojtarin e Napolit

Real Madrid është në kërkim të një mesfushori dhe kanë piketuar spanjollin Fabian Ruiz të Napolit.

Ancelotti e njeh mirë lojtarin dhe i ka bërë me dije klubit se e dëshiron me patjetër lojtarin në shërbimet e tij. Por së fundmi bëhet me dije se një klub anglez është shfaqur në skenë.

Newcastle po tenton të sfidojë “Los Blancos” për transferimin e Fabian Ruiz. Sigurisht, spanjolli do të tërhiqej nga klubi i Real Madrid pasi është një ekip sfidues në çdo turnament, por Neëcastle ka si armë sekrete paratë e shumta./h.llalbeu.com


Shtuar 4.03.2022 09:45