Ëndrra e Kyrgios shuhet në finale, Djokovic “mbret” në Wimbledon

Novak Djokovic “mbret” i Wimbledonit për të shtatën herë në karrierën e tij. Tenisti serb nuk gaboi në finale përballë Nick Kyrgios, duke e mposhtur tenistin serb në finale e turneut më prestigjioz në botë 3-1 me sete, 4-6, 6-4, 6-3 dhe 7-6.

Për Nolen, është suksesi i shtatë në këtë turne, duke barazuar Pete Sampras, ndërsa në krye mbetet Roger Federer me tetë trofe në Wimbledon. Djokovic, në fakt, e lë pas zviceranin në numrin e përgjithshëm të trofeve Slam, me 21 të tillë, por në krye mbetet Rafael Nadal me 22 trofe.

Sa i përket kësaj finaleje, Kyrgios arriti të merrte setin e parë, duke e thyer në shërbim Nolen në “game”-in e pestë, por tenisti serb iu kundërpërgjigj në të dytin, duke e thyer në shërbim në “game”-in e katërt. Edhe setin e tretë e fitoi Djokovic, me Kyrgios që gaboi me shërbimet e tij në “game”-in e nëntë, ndërsa në setin e katërt, ku rivaliteti ishte edhe më i fortë, triumfi i Noles erdhi me “tie break”, 7-3.