Furgoni përplaset me motorin e policisë në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier.

Një furgon është përplasur me një motor police. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti ka mbetur i lënduar efektivi i policisë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./albeu.com/