Grabiti çantën e të moshuarës në Greqi, ky është shqiptari që i shkaktoi vdekjen grekes

Mediet greke kanë publikuar foton e emigrantit shqiptar që grabiti një të moshuar në Iliupoli, Greqi.

Alvin Musaj 36 vjeç akuzohet se ka kryer një grabitje që përfundoi me një viktimë.

Protothema.gr shkruan se e moshuara ka ndërruar jetë në momentin që shqiptari i ka marrë me forcë çantën. Ajo e ka tërhequr dhe është rrëzuar në tokë.

Alvin Musaj është personazh i njohur për policinë greke, pasi rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve dhe grabitjeve në të kaluarën. Në kontrollin e kryer në një shtëpi dhe një biznes, u gjetën dhe u konfiskuan veshjet e përdorura nga i arrestuari gjatë grabitjeve, 53 tableta narkotikë, 2 peshore elektronike dhe një celular./albeu.com/