Asgardia, anija gjigante e kombit të hapësirës
Një grup i vogël shkencëtarësh kanë njoftuar fillimin nga puna për ndërtimin e një anije gjigante hapsinore e pagëzuar me emrin me emrin “Asgardia”.

Grupi i shkencëtarëve njoftuan se procesi i ndërtimit të “kombit hapësinor” do të nisë gushtin e vitit të ardhshëm me lëshimin në hapësirë të satelitit të parë.

Udhëheqësit e projektit thonë se në faqen zyrtare të Asgardias mund të regjistrohet kushdo që dëshiron të bëhet qytetar i “kombit hapësinor”, ku fillimisht do të pranohen 100 mijë aplikuesit e parë.

Igor Ashurbeyli, shkencëtar dhe themelues i Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare Hapësinore, tha nga Parisi se synimi është edhe ngritja e një korrace që do të mbrojë “kombin hapësinor” nga asteroidët dhe trupa të tjerë qiellorë.

“Projekti përbëhet nga tri pjesë, filozofike, ligjore dhe shkencore e teknologjike”, thotë shkencëtari Igor Ashurbeyli.

Ambicia e tij është që jo vetëm të themelojë Asgardian, por edhe ta anëtarësojë atë në Kombet e Bashkuara me të gjitha të drejtat që të njeh ky status.

Ai thotë se përveç kësaj, Asgardia do të shërbejë edhe si një mburojë për popujt e tjerë që jetojnë në Tokë, duke i siguruar ata nga goditjet e asteroidëve në të ardhmen e ndoshta edhe vija e parë mbrojtëse ndaj një sulmi alien në të ardhmen e largët./albeu.com/

Shtuar më 13/10/2016, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori