As para dhe as teknologji, ky është fisi që bën jetë nomade

Fisi Chang Tang-Pa rrëzë Himalajave, është fisi që jeton larg çdo gjëje, në këtë zonë nuk bëhet fjalë për celularë, madje as televizorë. Teknologjia thuajse nuk ekziston dhe kjo duket paksa e çuditshme në këtë botë moderniteti.

Një fotograf i quajtur Cut Vinton ka jetuar dy muaj me fisin në fjalë, i cili mbijeton fal kafshëve. Fotografi bëri jetë nomade duke provuar vështirësitë e shumta fizike të atyre njerëzve.
Fisi kalon ditë të tëra duke kërkuar ushqim mes të ftohtit e bashkë me ta, shtegtimin e ndërmarrin edhe dhitë.

Paraja nuk ekziston dhe gjithçka shkëmbehet me kafshë apo sende të tjera. Ata nuk i çojnë fëmijët e tyre në shkollë, edhe pse arsimi është i rëndësishëm në kulturën fetare të budistëve.

Fotografi rrëfen se familjet janë të devotshëm ndaj zakoneve të tyre fetare. Mjetet për të komunikuar me botën e jashtme mungojnë. Fiset informohen nëpërmjet fjalëve gojore për transmetimin e lajmeve të ndryshme.

Fotografi ka mësuar se një grua tibetiane mund të ketë më shumë se një burrë, një në shtëpi për ta ndihmuar në punët e përditshme dhe një tjetër për të ruajtur kafshët. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2018, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori