Ancelotti kërkon falje: Barcelona ishte më mirë, faji im

Carlo Ancelotti ka kërkuar falje pas ‘El Clasico’, për vendosje jo të mirë të lojtarëve.

Ancelotti e ka pranuar se Barcelona ishte më e mirë, dhe iu ka kërkuar falje tifozëve duke marrë përgjegjësinë e plotë.

“Barcelona ka qenë më e mirë sesa ne. Ishte faji im, më vjen keq për tifozët, sepse ishte ‘El Clasico. Gjithçka shkoi keq”, ka thënë Ancelotti pas ndeshjes.

“Donim të mbanim topin më shumë me Modric në atë pozicionim të lartë, por nuk funksionoi”, shtoi italiani.

Ancelotti është ‘demoluar’ nga Xavi Hernandez në këtë ndeshje. Humbja 0:4 do t’i qëndrojë në memorie për një kohë të gjatë.


Shtuar 21.03.2022 09:01