Klubit të njohur rus i largohen 8 futbollistë

Për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të sulmit që po zhvillon Rusia në vendin fqinj Krasnodar mbetet pothuajse pa gjysmën e ekipit.

Vetëm 24 orë më parë ishte trajneri Daniel Farke që braktisi skuadrën ruse ndërsa sot klubi njoftoi se 8 lojtarë të huaj të skuadrës kanë vendosur të largohen.

Në një komunikatë të publikuar, Krasnodar konfirmoi pezullimin e kontratave me Rémy Cabella. Wanderson, Kaio, Erik Botheim, Jhon Cordoba, Viktor Claesson, Junior Alonso e Cristian Ramirez.

Tashmë këta lojtarë nuk do të luajnë më në kampionatin rus dhe sipas njoftimit duhet të stërviten të vetëm dhe duhet të presin disa ditë derisa të prishen përfundimisht kontratat e tyre para se të gjejnë një klub të ri.

Janë shumë largime të tilla nga Rusia, teksa dy ditë më parë edhe trajneri gjerman, Markus Gisdol la drejtimin e Lokomotivës së Moskës për shkak të invazionit rus në Ukrainë.


Shtuar 4.03.2022 17:39