Nëse jeni nën stres, ka një zgjidhje: Shtypni këtë pikë në trupin tuaj dhe do të shpëtoni menjëherë nga tensioni

Nëse jeni duke luftuar me shumë stres dhe nuk dini si ta përballoni atë, provoni këtë masazh.

Domethënë, bëhet fjalë për një masazh që kryhet duke fërkuar një pikë në trup, pra pikën e quajtur “shen men”, e cila ndodhet në qendër të të tretës së sipërme të veshit.

Për këtë lloj masazhi foli doktori i shkencave mjekësore dhe psikiatri, profesor Mark Sandomirski, i cili këshillon çdo pacient që ka nevojë për relaksim.

Kjo është e ashtuquajtura psiko-refleksoterapi, e cila i ka rrënjët në mjekësinë e lashtë kineze, më saktë në akupresurë.

“Kinezët e quajnë atë pikë në vesh “shen men”, e përkthyer si “dera e parajsës”. Pika shen men është një pikë e thellë, e mrekullueshme për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të trupit, reduktimin e stresit dhe rrjedhën e energjisë. Gjithashtu i shtyp proceset inflamatore në organizëm, kurse trajtimi i tij lehtëson dhimbjet”, thekson doktor Sandomirski.

Doktor Sandomirski thotë se do të ishte më mirë të merrni një shkop veshi, ta shtypni atë në pikën shen men në veshkë dhe ta masazhoni ngadalë duke marrë frymë thellë. Më pas do të ishte mirë të ndaleni për disa momente dhe të dëgjoni trupin tuaj.

“Vazhdoni të merrni frymë thellë. Kur thithni, shikoni majtas, dhe kur nxirrni, shikoni djathtas. Do të ndjeni që trupi juaj të qetësohet.

Këtë “pikë stresi” mund ta masazhoni edhe me gishta. Bëjeni këtë sa herë që ndiheni të stresuar. Nëse ju duket se stresi ka bërë një shtëpi në jetën tuaj, masazhoni pikën shen men çdo natë para se të shkoni në shtrat.

Truku përdoret nga njerëzit në mbarë botën dhe ata janë të kënaqur me rezultatet. /albeu.com/


Shtuar 29.08.2022 22:10