Arkiv etnografik i “një bote që po zhduket” (FOTO-LAJM)

Fotografi britanik Jimmy Nelson ka udhëtuar nëpër Botë për të vizituar tributë indigjene dhe për të dokumentuar në imazhe jetën e tyre përpara se ajo të zhduket përgjithmonë.

Rezultati është një libër me fotografi i titulluar “Before They Pass Away” (Para se të ndërrojnë jetë). Në këtë libër mund të gjenden që nga pjesëtarët e Los Gauchos në Argjentinë e deri tek Chuchki-t e Siberisë.

Në faqen e tij të internetit fotografi shpjegon se qëllimi i tij ishte të realizonte një arkiv etnografik “të një bote që po zhduket shpejt”. Në 3 fshatra të vogla midis Indisë dhe Pakistanit jetojnë rreth 2500 Drokpa, të njohur për puthjet në publik dhe ndërrimin e grave. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori