Aplikacioni Covid për gjurmimin e kontakteve, nuk ndan të dhëna me policinë
Zhvilluesit e aplikacionit për gjetjen e kontakteve Covid-19 për Anglinë dhe Uellsin, kanë theksuar se asnjë nga të dhënat që përdorin nuk do të ndahen me policinë.

Pasuan lajmet se të dhënat e personave që iu rekomandua për t’u vetë-izoluar do të ndahen me policinë "në bazë të rastit".

Sidoqoftë, aplikacioni operon i pavarur nga ky sistem.

Aplikacioni është shkarkuar më shumë se 14 milion herë që kur u lansua, në muajin shtator.

Lajmet nga NHS Test dhe Trace, të dielën, i bënë shqetësuan përdoruesit, duke thënë se do ta fshinin atë për shkak të shqetësimeve të privatësisë.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social i tha BBC-së se as policia dhe as qeveria nuk morën ndonjë të dhënë nga aplikacioni.

Rekomandimet për të vetë-izoluar që vijnë përmes aplikacionit nuk janë të zbatueshme ligjërisht – ndryshe nga një udhëzim me anë të një thirrje telefonike nga NHS Test dhe Trace.
Shtuar më 19/10/2020, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori