Ish-lojtari i Bayern Munich akuzohet se është agjent rus, gazetari ukrainas nxjerr provat (FOTO LAJM)

Anatoliy Tymoshchuk, një nga lojtarët më të famshëm ukrainas, ka qëndruar në heshtje të plotë gjatë gjithë kësaj periudhë, nuk ka thënë qoftë dhe një fjalë të vetme kundër pushtimit rus.

Tymoshchuk i hiqen medaljet e arit dhe të argjendit, që i ka fituar me Shakhtar Donetsk në kampionatin ukrainas, Kupën dhe Superkupën e këtij vendi. Gjithashtu është urdhëruar që mesfushori të fshihet nga regjistri i lojtarëve të ekipeve kombëtare të Federatës Ukrainase të Futbollit.

Së fundmi një gazetar ukrainas ka shkruar se Tymoshchuk është një agjent i fshehur rus. Kostyantin Andriyuk, ka publikuar si provë fotot që ka marrë disa vite më parë gjatë një hetimi. Mirëpo, nuk ka dashur t’i publikojë pa prova reale por lufta padyshim që e ekspozoi dukshëm legjendën ukrainase. Tymoshchuk ishte betuar për besnikëri ndaj Rusisë dhe nënshkroi një deklaratë ku thuhej:

“Unë, Anatoliy Tymoshchuk, betohem për besnikëri ndaj Rusisë dhe betohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Betohem për besnikëri ndaj FSB-së dhe se do të zbatoj urdhrat e eprorëve të mi dhe se do të mbaj shërbime sekrete. Jam gati të jap jetën për Rusinë”, është betimi i pretenduar i bërë nga ish-futbollistit të Bayer Munich./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 14:46