Anija fantazmë që po shokon shkencëtarët, u zhduk në 2011 dhe nuk u rikthye vetëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një varkë fantazmë u zbulua në brigjet japoneze pasi një cunami katastrofik në 2011">2011 e zhduku dhe pas gjashtë vitesh është rikthyer në bord me disa krijesa të reja misterioze.

Varka me gjatësi prej tre metrash u zbulua në brigjet e ishullit Kauai, dhe u tërhoq nga sërfistët dhe shkencëtarët për tu inspektuar, përcjell albeu.com.

Ajo që ata gjetën ishte një pllakë e prodhuesit e venitur me shkronja japoneze dhe një numër krijesash të vogla, të paidentifikuara që u ngjitën në anije.

Shkencëtarët besojnë se varka është një "mbeturinë" e cunamit japonez i vitit 2011">2011 dhe krijesat janë një specie pushtuese, e huaj nga Haëaii.

Dr Carl Berg, një shkencëtar nga Fondacioni Surfrider, inspektoi anijen plastike në Anini Beach të hënën, shkruan albeu.com.

Ai tha: "Ne morëm pllakën e prodhuesit për ta studiuar por vumë re që numrat e pllakes filluan të fshiheshin, më pas mora disa monstra nga varka për t'i studiuar më mirë por akoma nuk kam zbuluar asgjë rreth këtyre oragnizmave".

Tani Dr Berg ka dërguar mostra nga varka tek Dr James Carlton në shtetin amerikan të Connecticut, një ekspert për speciet pushtuese.

Ai shtoi: "Dr Carlton dhe unë jemi goxha të sigurtë se varka është mbeturina e cunamit.Por ne akoma nuk verifikojmë dot se cfarë është pllaka dhe si nuk ka përfunduar në det.

Tsunami i marsit 2011">2011brigjet e Japonisë mori rreth 16 mijë jetë dhe më shumë se 2,500 njerëz mbeten të zhdukur. /albeu.com/




















Shtuar më 12/10/2017, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori