VIDEO/ “E vrave të riun! -Nooo…më fal!” Fjalët e të riut pasi kuptoi se kishte kryer një krim, si u vra shqiptari në itali

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga sherri i mbrëmshëm që çoi në vrasjen e shqiptarit Klajdi Bitri në Itali. Autori është një algjerian dhe shkaku dyshohet se ka qenë një debat për parkimin e makinës.

Ai është i riu i akuzuar se pasditen e djeshme ka qëlluar me shtizë në qendër të Sirolos në Ancona duke vrarë 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri.

Nga videoja e publikuar prej mediave italiane duket momenti i arrestimit të algjerianit.

Karabinierët e bllokojnë direkt, njëri i thotë “zbrisni, zbrisni”. Polici tjetër i thotë “ke vrarë një djalë”. Në atë moment algjeriani e mohon dhe bërtet “noo, noo” në dëshpërim.

I arrestuari, sipas audios së videos, duket se nuk e ka kuptuar se kishte kryer një vrasje. I drejtohet të dashurës së tij, një vajzë italiane, jo shumë larg tij, i thotë “e dashur, shko në shtëpi”. Më pas ai i përsërit asaj “dashuri më fal, më fal”. /alb


Shtuar 28.08.2023 10:39