Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë?

Historia e tyre nisi si çdo lidhje tjetër romantike në shtëpinë e BBV. Plot pikpyetje e paqartësi, por përfundoi në mënyrën më të bukur, në një familjë.
Po flasim për Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që u bënë prindër për herë të parë rreth 6 muaj më parë dhe ka dyshime se moderatorja mund të jetë shtatzënë sërish.

Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww”.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoëë ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Këtë postim moderatorja e ka shpërndarë edhe në postimin e saj në Instagram duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”. Gjë që na bën të mendojmë se po konfirmon aludimet e fansave.