Aleppo/ Fëmijët sjellin jetë në zonat e shkatërruara (FOTO)

Aktivistët sirianë kanë publikuar disa foto që tregojnë të rinjtë e Aleppo-s që notojë në një krater të mbushur me ujë në qytetin e shkretuar nga lufta në Aleppo.

Mediat pro-opozitës thanë se krateri ndodhej në zonën e Sheikh Saeed dhe ishte rezultat i një sulmi nga forcat e presidentit Bashar al-Asadit, thotë “BBC”.

“Çfarëdo që Assad ka bërë në Aleppo, jeta nuk ka mbaruar, fëmijët këtu sjellin jetë të re në çdo vend të shkatërruar nga raketat e tij”, thuhet në titull.

Theksojmë se rreth dy milionë njerëz janë të bllokuar nga luftimet në Aleppo.

Gjithashtu OKB ka bërë thirrje për një “pauzë humanitare” 48-orëshe për të lejuar kështu shpërndarjen e sigurt të ushqimit dhe medikamenteve. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori