E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Alarm! Një tjetër sëmundje seksualisht e transmetueshme po bëhet e pakurueshme
Gonorrea, shumë shpejt do të jetë e pakurueshme nga antibiotikët.

Duke qenë se bakteret që shkaktojnë sëmundjen gonorrea janë aktualisht rezistente ndaj disa medikamenteve, si penicilinës, tetraciklinës etj, shkencëtarët nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i frikësohen rezistencës së kësaj sëmundjeje seksualisht të transmetueshme edhe ndaj dy antibiotikëve të vetëm që kanë ngelur për trajtimin e saj, “azithromycin” dhe “ceftriaxone”.

Nëse lihet pa trajtuar, gonorrea mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin, duke përfshirë këtu sëmundjen inflamatore të legenit tek femrat, që mund të çojë në interfertilitet, ndërsa tek meshkujt mund të shkaktojë sterilitet.

Gonorrea është infeksion bakterial që shkaktohet nga Neisseria gonorrhea. Bakteri infekton uretrën e burrave dhe grave, sikurse edhe një sërë gjendrash gjenitale, të tilla si gjendrën e Tajsonit tek burrat dhe gjendrën e Bartolinit tek gratë, kanalin cervikal uterin, tubat, rektumin, konjuktivën e syrit, gojën dhe faringun.

Gonorrea transmetohet zakonisht përmes seksit nga goja, vagina dhe anusi, por ky infeksion mund të transmetohet edhe nëse nuk ka shkëmbim të lëngjeve trupore. Gonorrea mund të kalojë edhe nga nëna tek fëmija gjatë momentit të lindjes, kur fëmija kalon nëpër kanalin e lindjes./albeu.com/
Shtuar më 13/12/2016, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori