Akullorja që kushton 700 euro!
Akullorja është një nga gjërat që fëmijët duan më shumë në verë dhe që është e përballueshme ekonomikisht nga të gjitha familjet. Por, duket se në një hotel të Meksikës të blesh një akullore është diçka shumë ekskluzive. Në Resort Marquis Los Cabos, shërbehet akullorja më e shtrenjtë në botë, e cila kushton 700 euro!

Arsyeja e këtij çmimi të çmendur është se për prodhimin e kësaj akulloreje përdoret Premium Tequila Clase Azul. Një shishe e kësaj pijeje alkoolike kushton rreth 1 mijë euro.
Shtuar më 28/05/2011, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori