Aktori goditet me thikë në skenë (VIDEO)
Një aktor nga Hong Kong është qëlluar me thikë në skenë në Kinë.
Ylli i kinematografisë, që ka luajtur në shumë filma, ishte në qytetin e Zhongshan kur ndodhi incidenti.

Në një video të publikuar në mediat sociale tregohet një njeri që i afrohet skenës dhe godet aktorin para se të niste një përleshje të dhunshme.

Menaxheri i Yam tha se plagët e klientit të tij nuk ishin kërcënuese për jetën dhe se ishte dërguar në spital.

Ai u qëllua stomak dhe në krah, por ishte i ndërgjegjshëm për gjithë kohën.

Aktori 64-vjeçar po shfaqej në inaugurimin e një dyqani të ri në Zhongshan në provincën jugore të Guangdong të Shtunën.
Shtuar më 21/07/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori