Aksidenti që shkaktoi dëm me vlerë marramendëse
Ky është momenti kur drejtuesi i një Audi humbet kontrollin e makinës duke përplasur 11 automjete luksoze të parkuara.

Shoferi, një djalë i ri goditi pas mesnate 11 makina të parkuara duke përfshirë një McLaren, një Porsche Cayenne dhe një Bentley Bentayga në Rrugën Moore, Chelsea.

Në total ai shkaktoi dëme në vlerë prej 500,000 Paund në makinat me vlerë 1 milion Paund.

Shoferi i Audit Q7 4 × 4 po ndiqej nga Porsche para se të humbiste kontrollin dhe të përplasej. Si shoferi ashtu edhe pasagjeri u dërguan menjëherë në spital pasi morën plagë në kokë.

Një dëshmitar në vendngjarje ka thënë se drejtuesi i mjetit ishte i mbuluar në gjak dhe kishte marrë plagë gjithandej në trup dhe kokë.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se asnjëri nga të plagosur nuk është në gjendje kritike për jetën.
Shtuar më 09/08/2019, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori