Aksidenti në Turqi, ja momenti i rënies së balonës nga 300 metra lartësi (VIDEO)
Një turist ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur nga përplasja sot në mëngjes në orën 06.00 të dy balonave që transportonin turistë në zonën turistike të Kapadokias, njofton televizioni shtetëror TRT.

Përplasja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 06.00 me orën lokale në vendin që ndodhet ndërmjet Ortahisar dhe Göreme në lartësinë 300 metra ndërmjet dy balonave që fluturojnë me ajër të ngrohtë.

Si pasojë njëra prej balonave që transportonte rreth 25 turistë u rrëzua.

Sipas të dhënave, një person ka humbur jetën ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.

Momenti i rrëzimit të balonës është filmuar nga një turist dhe mund të shihet në videon e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori