Aksident i vërtetë apo…? Ja çfarë bën 30-vjeçari për ti propozuar të dashurës (VIDEO)
Gjatë garës një motoçiklist ka iskenuar një aksident në mënyrë që të mund t’i propozonte të dashurë së tij përpara të gjithë turmës që e vëzhgonin, përfshirë familjen e saj.

Jeremy Durst, 30 vjeç, nga Miami, u regjistrua në ngjarjen garuese Motorama vetëm për ti organizuar të dashurës së tij propozimin perfekt.

Në pamjet e publikuara shihet Jeremy i cili gjatë garës humb kontrollin e motorit të tij dhe rrëzohet.

Ai luan rolin sikur ishte plagosur dhe kthehet me shpinë për të nxjerrë unazën, menjëherë e dashura e tij shkoi me shpejtësi pranë tij aty ku dhe mori propozimin.
Shtuar më 28/10/2020, ora 23:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori