Barcelona rrezikon të humbasë Christensen dhe Kessie

Barcelona rrezikon të humbasë dy nga blerjet e reja pasi problemet e tyre financiare i pengojnë ata të deklarojnë nënshkrimet e verës para nisjes së La Ligës.

Në veçanti, siç raporton “ESPN”, ka shumë mundësi që Andreas Christensen dhe Frank Kessier të largohen nga katalanasit si lojtarë të lirë, nëse nuk deklarohen deri të shtunën (13/8), kur katalanasit do të luajnë ndeshjen e parë të ligës për këtë sezon, kundër Rayo Vallecano.

Në të njëjtin publikim, thuhet se drejtuesit e Barcelonës po bëjnë përpjekje për të shmangur këtë mundësi, ndërsa në rastin më të keq do të diskutojnë me agjentët e lojtarëve.

Këtë verë, Barcelona ka shpenzuar më shumë se 150 milionë euro, ndërkohë që ka arritur të fusë në arkën e saj 600 milionë euro, duke shitur të drejtat televizive dhe 24.5% nga Barca Studios, megjithatë, siç thuhet nga liga, kjo nuk mjafton për të qenë në gjendje të deklarojë këto dy transferta. /albeu.com/


Shtuar 10.08.2022 18:19